Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E dielë, 23 mars 1997

Berisha shet Meksin

Pas uranë Vlorën dhe shkatërruan gjithë Shqipërinë, Zgjidhja e propozuar nga Presidenti është në kundërshtim të plotë me kërkesat ndërpopullore Vlora shpall zi deri më 5 mars 1997 Tërë qyteti përcolli në dhimbje dhe nderim në hollinë bije e vot e vrarë nga dora kriminale
Sali Berisha Meksi Vlorën Shqipëri Vlorë

Qeveri të re, jashtë diktatit të PD-së

Forumi për Demokraci reagon pas dorëheqjes së Meksit Forumi për Demokraci pasi u njoh me propozimin e kryetarit të Partisë Demokratike dhe Presidentit të Republikës Sali Berisha për dorëheqjen e qeverisë Meksi dhe emërimin e një qeverie tjetër me të njëjtën përbërje, deklaron: Për të dalë nga kjo krizë e rëndë politike të cilën e ka shkaktuar qeverisja e mbrapshtë dhe antikombëtare e Partisë Demokratike dhe presidentit të saj Sali Berisha, që prej fillimit është kërkuar zgjerimi i bazës demokratike të qeverisë së re me forcat demokratike e progresiste shqiptare. Shkaktimi i të ashtuquajturës gjendje e jashtëzakonshme nga qeveria Meksi dhe veprimet e këtij regjimi kundër lëvizjes demokratike, përdorimi i ushtrisë, i policisë dhe i forcave paramilitare të Partisë Demokratike për të përgjakur Shqipërinë e Jugut, krijojnë edhe më shumë mosbesim te qeveria e propozuar me të njëjtën përbërje dhe me të njëjtat forca politike. Për të shpëtuar atdheun nga kjo katastrofë kombëtare e për të garantuar një zgjidhje politike demokratike, janë të domosdoshme këto kushte: 1. Dorëheqja e Presidentit Berisha. 2. Qeveri të re dhe qeveri të shpëtimit publik me një personalitet jashtë influencës së PD. 3. Shpallja e zgjedhjeve të reja, të drejta e të barabarta. Forumi deklaron se do të përkrahë çdo qeveri të tillë, që do t'i përmbahet këtyre kushteve. Në qoftë se Presidenti dhe strukturat e tij politike, paramilitare e kriminale do të vazhdojnë rrugën e tyre antikombëtare dhe anti-popullore, do të duhet të marrin përsipër të gjitha përgjegjësitë para ligjit e drejtësisë. Forumi deklaron se do të përdorë çdo rrugë politike dhe demokratike për të shpëtuar vendin nga pusi i katastrofës ku e ka futur regjimi i Berishës.
Meksi Sali Berisha Shqipërinë E Jugut

PSSH u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave

Në mbështetjen mbarëpopullore për protestat që zhvillohen e kërkesave të studentëve grevistë në Vlorë e Fier Shqipëria, që përcaktojnë zgjidhjen optimale të krizës shumëpalëshe dhe vendosen e transportohen në procesin demokratik shqiptar. Faqe 3
Vlorë Fier Shqipëri

Protestë pagësore në “Sheshin Skënderbej”

Partitë e opozitës ftojnë qytetarët e Tiranës, sot në ora 12.00 Ejani të bashkojmë protestën tonë të ligjshme, me studentët e grevës së urisë në Vlorë e Gjirokastër! Ejani t'i themi ndal dhunës së kriminelëve mbi studentët, gjimnazistët dhe qytetarët e Tiranës
Sheshin Skënderbej Tiranë Vlorë Gjirokastër

Forumi për Demokraci fton në takim urgjent partitë politike

Faqe 3 Në takimin urgent midis forcave të majta politike, nën patronazhin e Forumit për Demokraci, marrëveshja për koordinimin me zgjeruesit e anti-krizës u artikulua në themel të një qeverie të re dhe organizimin e dosjes organizative të lëvizjes.